OpenAI po shqyrton “ngadalësimin” e zhvillimit të inteligjencës artificiale të avancuar
Në 24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës janë regjistruar raste të armëmbajtjes pa leje dhe dhunës në familje
Drejtoria Rajonale Gjakovë
INCIDENTET KRIMINALE
ARMËMBAJTJE PA LEJE
· Rr. Beqir Kastrati, Gjakovë / 14.09.2026 – 01:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, ndërsa lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.
· Rruga Shkodrani, Rahovec / 14.09.2026 – 12:20. Gjatë kontrollit të një veture e cila ka qenë e përfshirë në një aksident trafiku është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe shtatë fishekë. Lidhur me rastin vetura është konfiskuar ndërsa pronari i veturës i dyshuari mashkull kosovar me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Rahovec / 14.09.2026 – 17:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar verbalisht dhe kanosur viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin i dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti nën hetime.