OpenAI po shqyrton “ngadalësimin” e zhvillimit të inteligjencës artificiale të avancuar
Pas shpalljes së konstituimit të Kuvendit të Kosovës nga Haxhiu, sot pritet të mbahet seanca për formimin e Qeverisë së re.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tashmë është mandatuar zyrtarisht nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, për formimin e Qeverisë.
Në seancën e sotme pritet të prezantohen programi qeverisës dhe përbërja e kabinetit të propozuar, pas së cilës deputetët do të votojnë për Qeverinë e re.
Seanca pritet të nisë rreth orës 14:00, ndërsa votimi do të përcaktojë nëse Kosova do të ketë Qeverinë e re pas zhvillimeve të fundit politike dhe përfundimit të procesit të konstituimit të Kuvendit.