OpenAI po shqyrton “ngadalësimin” e zhvillimit të inteligjencës artificiale të avancuar

Credit: AFP via Getty Images

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale OpenAI po shqyrton ngadalësimin e zhvillimit të modeleve më të avancuara, transmeton Anadolu.

Siç raporton Bloomberg, drejtori ekzekutiv i kompanisë OpenAI, Sam Altman, u tha punonjësve gjatë një takimi të fundit se organizata mund të ngadalësojë ritmin e zhvillimit.

Altman shprehu shpresën se laboratorët e tjerë të inteligjencës artificiale do të koordinoheshin për masa të ngjashme, megjithëse theksoi se disa konkurrentë mund të refuzojnë t’i bashkohen një nisme të tillë.

Diskutimet vijnë në një kohë kur punonjësit e kompanive kryesore të teknologjisë po ngrenë alarmin për rreziqet e mundshme të sistemeve të avancuara autonome, duke shtuar vëmendjen ndaj kësaj çështjeje në të gjithë industrinë.

OpenAI, krijuesi i ChatGPT-së, tashmë ka ngadalësuar disa pjesë të procesit të zhvillimit të modeleve dhe ka ndalur disa procese të brendshme të trajnimit për shkak të shqetësimeve për sigurinë. Sipas raportit të Bloomberg, kompania nuk pranoi të komentonte mbi takimin e brendshëm.

Ngadalësimi i qëllimshëm vjen pas konsultimeve mes drejtuesve të OpenAI-t dhe zyrtarëve qeveritarë. Në muajin korrik, Altman bëri të ditur se kishte zhvilluar bisedime me Shtëpinë e Bardhë lidhur me nevojën për të kontrolluar ritmin e përparimit të inteligjencës artificiale. /Anadolu Agency/

Read Previous

Amir Rrahmani nis veprime ligjore ndaj atyre që e kërcënojnë dhe sulmojnë gjatë grumbullimeve me Kosovën