Rama: Laboratorët e teknologjisë krijojnë “ushtarë” që nxisin narrativa dhe tension
Arsenali e ka nisur me fitore aventurën në Ligën e Kampionëve, duke triumfuar 0-1 në udhëtim ndaj Napolit, falë golit të Martin Ødegaard.
Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, duke theksuar se loja e zhvilluar në fushë meritonte një rezultat edhe më të thellë.
“Ishte një Arsenal fantastik, që më ka pëlqyer shumë. Për dëshirën dhe për mënyrën si kemi luajtur. Ajo që kemi bërë në fushë nuk reflektohet në rezultat. Jam shumë i kënaqur, sepse nuk është aspak e lehtë të fitosh këtu, ndaj Napolit”, deklaroi Arteta.
Tekniku spanjoll vlerësoi edhe rëndësinë e kësaj fitoreje, duke e cilësuar përballjen me Napolin si një provë të rëndësishme për ekipin e tij.
“Është ndeshja e parë, kemi kaluar një provë të rëndësishme dhe e kemi merituar të fitojmë. Napoli është një skuadër shumë e komplikuar për t’u përballur”, shtoi trajneri i Arsenalit.
Arsenali, që në këtë edicion shihet si një nga pretendentët kryesorë për trofeun e Ligës së Kampionëve, e ka bërë kështu nisjen ideale të fushatës evropiane. /RTKLive