Ambasada e SHBA: Shqipëria, pjesë thelbësore e misionit të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit

Komandanti i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), gjeneralmajor Jasper Jeffers, zhvilloi takime me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha dhe ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, ku diskutuan për kontributet e ardhshme të Shqipërisë në kuadër të kësaj force.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur se në takime u diskutua për kontributet e ardhshme të Shqipërisë në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF).

“Shqipëria do të jetë një pjesë thelbësore e misionit”, theksoi Ambasada e SHBA-së. /ATSH/

Read Previous

Kumbaro: Përmirësimi i rezultateve në PISA 2025, rezultat i reformave në arsim

Read Next

Trump: AfD-ja në Gjermani është “në rritje” pas fitores në zgjedhje