Sulmi kibernetik trondit Berlinin, hakerët publikojnë gati 6 terabajt të dhëna në dark web
Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka deklaruar se ka goditur me raketa balistike një aeroplanmbajtëse dhe një destrojer amerikan, të cilat, sipas Teheranit, po merrnin pjesë në një bllokadë detare ndaj anijeve iraniane.
Në një deklaratë të publikuar nga Forcat Ajrore të Gardës Revolucionare, thuhet se të dyja anijet amerikane u dëmtuan pas sulmit dhe më pas u zhvendosën në pozicione të tjera.
Sipas deklaratës iraniane, në shënjestër është vënë gjithashtu një mjet lundrues ushtarak pa pilot i SHBA-së, i cili dyshohet se po tentonte të hynte në territorin e kontrolluar nga Irani në ngushticën e Hormuzit.
Garda Revolucionare deklaroi se Irani është “më i fortë se kurrë” dhe paralajmëroi se do të vazhdojë t’u përgjigjet me vendosmëri veprimeve të SHBA-ve.
Pretendimet e Iranit për dëmtimin e anijeve amerikane nuk janë të konfirmuara në mënyrë të pavarur. /Albanianpost.com