Aeroporti i Tiranës kryeson rritjen më të madhe të udhëtarëve në rajon, 6 milionë pasagjerë në 6 muaj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson aeroportet e rajonit për numrin e pasagjerëve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, transmeton Anadolu.

“6 milionë pasagjerë në vetëm 6 muaj, me një rritje prej 17 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.

Në reagimin e tij, Rama ka ndarë edhe shifrat rreth pasagjereve për aeroportet e tjera të vendeve të rajonit.

Shifra përfaqëson një rritje prej 17 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke e pozicionuar Tiranën në vendin e parë në rajon për numrin e pasagjerëve.

Rritje të konsiderueshme kanë shënuar edhe disa aeroporte të tjera të rajonit.

Pas Tiranës renditet Beogradi me 4,2 milionë pasagjerë, ndërsa Zagrebi ka regjistruar 2,2 milionë pasagjerë. Në vijim janë Prishtina me 2,1 milionë, Shkupi me 1,8 milionë, Spliti me 1,3 milionë dhe Dubrovniku me 1,2 milionë pasagjerë.

Rritja e vazhdueshme e numrit të udhëtarëve lidhet edhe me zgjerimin e lidhjeve ajrore dhe fluksin në rritje të turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin Shqipërinë si destinacion. /Anadolu Agency/

Read Previous

Italia, ndalesa e radhës në Formula 1

Read Next

Legjenda argjentinase nën hetim për pastrim parash për një kartel droge