Koha nuk është sfidë për të. Ajo ia del në mënyrë të përkryer çdo gjë. Mbase sepse arrin që të jetë një menaxhere e zonja, një familjare e përkushtuar e një nënë shembull për shtatë fëmijët e saj. Mbi të gjitha është një punonjëse e dëshmuar në profesionin e saj. Fjala është për Ajlin Alfredaj-Palnikaj e cila i ka përfunduar studimet për mësuesi dhe drejtësi.
Ajo tregon se si ia del mban që paralelisht të merret me një sërë punësh. Ajo poashtu rrëfeu për ne arsyen se pse vendosi të hyjë në politikë.
Çdo barrierë për të arritur cakun e dëshiruar është thjesht pretekst, mjafton të dishë se çfarë do dhe ku do të arrish dhe mund t’i mposhtësh të gjitha pengesat thotë Palnikaj.
Ta pranosh realitetin do të thotë të mësohesh të jetosh me të e jo të përpiqesh ta ndryshosh atë. Këtë mesazh përcolli gruaja që ia del të jetë në hap me çdo gjë.