Pikërisht ky udhëzimin administrativ mblodhi sot në Stacionin Policor në Gjakovë inspektorët së bashku me zyrtarët policorë dhe zyrtarët e sektorit për menaxhimin e mbeturinave, të cilët bashakrisht filluan zyrtarisht fushatën për shqiptimin e gjobave mandatore për të gjithë ata që kapen duke hedhur mbeturina në territorin e komunës së Gjakovës.
Gjatë këtij takimi u bë me dije se Ligji për shqiptimin e gjobave do të funksionojë përmes përmbaruesit privat, i cili mjetet e personave të gjobitur do t’i tërheqë në afat brenda 15 ditësh.
Nga sot inspektorët komunal dhe zyrtarët policor do të jenë në terren për të vëzhguar situatën dhe për të shqiptuar gjobat mandatore për të gjithë personat që shkelin këtë ligj dhe ndotin mjedisin me mbeturina nga më të ndryshmet. Drejtoria për punë inspektuese bënë të ditur se 19 zyrtarë komunalë do të jenë në aksion të përditshëm për shqiptimin e këtyre gjobave kostoja e të cilave është e përcaktuar me ligj.