Hoxhaj: Ky është puç kushtetues, themelet e shtetit janë rrënuar

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se moskonstitumi i Kuvendit e ka vetëm një emër, “puç kushtetues”.

Hoxhaj ka ngritur shqetësime në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku deklaroi se që nga 7 dhe 8 gushti, sipas tij, themelet e shtetit janë rrënuar.

“Ka vetëm një emër: puç kushtetues”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj poashtu u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sotme të organizuar nga Komunat dhe marshit për drejtësi më 12 shtator.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Pamje nga protesta e komunave para Qeverisë

Read Next

385 pacientë në Emergjencën e QKUK-së brenda 24 orëve