Khamenei u bën thirrje vendeve të Gjirit të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, u ka bërë thirrje vendeve të Gjirit Persik që ta forcojnë bashkëpunimin dhe të identifikojnë atë që ai e cilësoi si “armikun e vërtetë”, duke iu referuar Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Në mesazhin e publikuar me rastin e përvjetorit të lindjes së Profetit Muhamed, Khamenei theksoi rëndësinë e unitetit politik dhe fetar ndërmjet vendeve myslimane.

“Uniteti mysliman përballë ateizmit global është një strategji kuranore dhe një mësim themelor i Islamit autentik të Profetit Muhamed”, deklaroi ai.

Khamenei kërkoi nga qeveritë e rajonit që ta zgjerojnë bashkëpunimin në fushat e sigurisë, ekonomisë, shkencës dhe zhvillimit. Ai i paralajmëroi ato edhe për planet dhe synimet që, sipas tij, kanë Washingtoni dhe Tel Avivi në rajon.

Thirrja vjen në një periudhë kur Irani po përballet me pasojat e konfliktit, sanksionet amerikane dhe presionin ekonomik. Teherani po forcon gjithashtu strukturat e sigurisë, duke emëruar figura të Gardës Revolucionare në poste të rëndësishme.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Islandezët refuzojnë rikthimin e negociatave për anëtarësim në BE

Read Next

Haxhiu: Jam optimiste se do të arrihet e marrëveshja LVV-LDK, pres që Kurti e Abdixhiku ta konfirmojnë këtë