Sulmet me dronë ukrainas në Rusi

Katër persona u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën në sulme me dronë ukrainas në Sevastopol dhe Belgorod të Rusisë.

Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën në një sulm me dron ukrainas në Sevastopol, në Gadishullin e Krimesë, të aneksuar nga Rusia.

Lajmin e bëri të ditur guvernatori i emëruar nga Moska për Sevastopolin, përmes një njoftimi në Telegram.

Ndërkohë, në qytetin rus të Belgorodit, tre persona u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën në një tjetër sulm me dronë ukrainas, thanë autoritetet lokale.

Sipas tyre, tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Kurti: Shqiptarët në Luginën e Preshevës po përballen me shkelje të të drejtave

Read Next

Dosja Sheholli, Tërnava: Pretendim i rëndë të thuhet se BIK kontrollohet nga shërbimet serbe