Gjermania, së bashku me Danimarkën, Finlandën, Austrinë, Holandën dhe Suedinë, ka kërkuar reduktime të mëdha në buxhetin e ardhshëm të Bashkimit Evropian.
Pas një takimi në Berlin, kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se propozimet aktuale për rritjen e buxhetit deri në 60 për qind janë “thjesht të papërballueshme”.
Sipas tij, shuma e propozuar duhet të zvogëlohet me disa qindra miliardë euro, ndërsa kursimet duhet të prekin pothuajse të gjitha fushat.
Gjashtë vendet kontribuuese, të cilat financojnë rreth 40 për qind të buxhetit të BE-së, kanë kërkuar “realizëm dhe reforma” për kornizën e re financiare që pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2028
Sipas tyre, prioritetet kryesore të shpenzimeve duhet të jenë siguria, sovraniteti, migrimi dhe konkurrueshmëria.
Vendet kanë kundërshtuar gjithashtu marrjen e borxheve të reja të përbashkëta nga BE-ja dhe kanë kërkuar që institucionet evropiane t’i përmbushin detyrat me numrin aktual të stafit.
Gjermania dhe pesë vendet e tjera synojnë të paraqesin një qëndrim të përbashkët në konsultimet e BE-së, të cilat pritet të nisin në tetor.