Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar vendimin e djeshëm të Qeverisë Kurti për kompensimin mujor të anëtarëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike “Korporata e Ruajtjes së Energjisë – KRE”.
Bajrami ka deklaruar se, ndonëse Kosova ka themeluar ndërmarrje për ruajtjen e energjisë, vendi ka importuar mbi 538 milionë euro energji elektrike që nga themelimi i saj.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Qeveria Kurti e ka sjellë edhe në sektorin e energjisë “qerren para kalit”.
Postimi i plotë:
Qerrja para kalit, kësaj radhe në energji
Më 13 mars 2024, Qeveria e themeloi Ndërmarrjen Publike “Korporata e Ruajtjes së Energjisë – KRE”, me qëllim të menaxhimit të kapaciteteve për ruajtjen energjisë.
Prej asaj kohe, Kosova ka importuar mbi 538 milionë euro energji elektrike:
2024: 142 milionë euro,
2025: 259 milionë euro,
Janar-Gusht 2026: 137 milionë euro,
Pra, ndërmarrja për ruajtjen e energjisë u themelua, por kapacitete për ruajtjen e energjisë ende nuk kemi. Ndërkohë, importi po vazhdon e qindra miliona euro po dalin jashtë vendit.
E mbrëmë, në një mbledhje elektronike të mbajtur natën, Qeveria në detyrë e pa urgjente të marrë vendim për kompensimin mujor të anëtarëve të Bordit të kësaj ndërmarrjeje.
Pra, kapacitete për ruajtje të energjisë nuk ka, ndërmarrje ka, kompensime për Bordin u caktua, e importi ka arritur në 538 milionë euro.
Albin Kurti na ka folur shpesh për “qerren para kalit”. Ja fenomeni i qeverisje së tij i qerres para kalit: ndërmarrja, bordi dhe kompensimet para kapaciteteve që do të duhej t’i menaxhonin.
Prokuroria duhet seriozisht të merret me ”mafinë energjetike”, i shterri xhepat e një populli.