Kurti të martën takon Haradinajn, të mërkurën Abdixhikun

Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së martë do të takohet me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërsa një ditë pas do ta takoj kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku..

Për dallim nga Abdixhiku dhe Haradinaj, PDK ka refuzuar takimin ftuar nga Kurti.

Ditë më parë, Kurti i kishte dërguar nga një letër liderëve të partive parlamentare për t’u takuar dhe koordinuar për çështjet politike. /Telegrafi/

Read Previous

Zbulohet një specie e re e zhdukur e krokodilit

Read Next

Caktohet seanca e rradhës e Kuvendit të Kosovës