Policia në Gjakovë sekuestron pushkë, pistoleta dhe municion

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka raportuar për tri raste të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit, të cilat lidhen me dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Raporti i plotë:

Drejtoria Rajonale Gjakovë

INCIDENTET KRIMINALE

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë / 20.08.2026 – 17:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kishin ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pasi intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

  • Rr. Hamez Zymberi, Gjakovë / 20.08.2026 – 19:45. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, i janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, dy pistoleta, tre karikatorë dhe 11 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
  • Rr. Martirët e Kombit, Gjakovë / 21.08.2026 – 01:52. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 10 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /tvsyrivision/

Read Previous

Barcelona arrin marrëveshje personale me Lautaro Martinez?

Read Next

Personi më i vjetër në botë feston sot ditëlindjen e tij të 117-të