Thaçi për aktgjykimin e Speciales më 16 shtator: Pres lirimin nga çdo akuzë
Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka folur sot për mediat para debutimit në Premier League. Kampionët në fuqi do të luajnë ndaj Coventry në fushën e tyre. Ai pranoi se do të jetë e vështirë të mbrojnë titullin.
“Do ta zbulojmë rrugës, pasi nuk e kemi bërë më parë. Kam pasur përvojë, por në një rol tjetër. Ka të bëjë me atë që vendos çdo ditë, standardet dhe si i drejton ato ditë pas dite deri në fund të majit“, tha Arteta.
“Ndihemi mirë, ndihemi ndryshe. Shpresoj më mirë. Jam më i emocionuar se kurrë, më i uritur se kurrë. Mezi pres ta filloj këtë sezon të Premier League në shtëpi para mbështetësve tanë”, shtoi spanjolli.
Më tej, Arteta tha: “Duhet të marrim frymë dhe ta pranojmë organikisht sepse do të jetë gjithashtu një maratonë e gjatë. Ajo që duhet të tregojmë është dëshira dhe ambicia për të qenë më të mirë se sa ishim sezonin e kaluar”.
“Kemi aftësinë për t’u përmirësuar dhe për t’u zhvilluar. Ekipet që e ruajnë titullin kanë një cilësi të jashtëzakonshme, e cila është ruajtja e standardeve çdo ditë. Nuk kam dyshim se lojtarët tanë e kanë dëshirën. Tani është diçka që duhet ta bëjmë çdo ditë“, tha Arteta. /Telesport.al/