Pse tifozët e Juventusit u futën në fushë dhe iu “vërsulën” Zhegrovës? Arsyeja do t’ju befasojë
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka adresuar akuza ndaj kryeministrit në detyrë, njëherësh kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se qëllimisht po zvarrit formimin e institucioneve të reja.
Në sallën plenare të Kuvendit, Tahiri kërkoi vazhdimin e seancës konstituive, derisa tha se Kurti po tenton t’i lodhë, gjunjëzojë dhe vendosë para presionit partitë e ish-opozitës, por, sipas tij, nuk do ta arrijë këtë qëllim.
Ai tha se janë të gatshëm të kontribuojnë për zgjedhjen e presidentit, por Kurti duhet t’i pranojë gjashtë pikat e Aleancës, ku përfshihet edhe gazi amerikan.
“Si Aleancë jemi pro konstituimit të Kuvendit dhe pro zgjedhjes së presidentit. Ne do t’i ofrojmë shtatë votat tona në këmbim, jo të pjesëmarrjes në qeveri, por të miratimit të gjashtë pikave. Këto gjashtë pika kurrë nuk janë diskutuar. Letrat që janë dërguar në parti kanë qenë tentim për të na futur në diskursin e tij politik për benefite të tij, por që nuk kemi pranuar. Ne e kemi një kërkesë të thjeshtë: vepro dhe deklarohu për gjashtë pikat tona. Zotëri Kurti, përveç votave të tij dhe partnerëve, i ka edhe votat e Aleancës, por nuk do të dëshironte me zgjedh presidentin. Kurti po mendon se na lodhemi, por nuk e kemi plan me u lodh, pasi kemi besim. Në logjikën e tij se ne gjunjëzohemi, por nuk e kemi plan të gjunjëzohemi. Në logjikën e tij se ai, duke marrë kohë, na vendos para një akti të presionit për zgjedhje më 27 dhjetor, ku ai po mendon se fiton. 27 dhjetori do të jetë humbja më e madhe e tij që ndonjëherë e ka pasur”, tha ai. /KosovaPress/