Milan në Champions pas 8 vitesh

Milani rikthehet në Champions League pas 8 vitesh. Kuqezinjtë dje triumfuan kundër Atalantas me rezultat 0-2 dhe e mbyllën kampionatin në vendin e dytë, në një kampionat mjaft të mirë të zhvilluar prej tyre. Franck Kessie ishte autori i të dy golave, me penallti.

Një fitore e vuajtur, por për Milanin e rëndësishme ishte të shkonte në Champions. Leao goditi shtyllën në pjesën e dytë dhe i la kuqezinjtë me zemër në dorë deri në fund, kur penalltia e dytë u realizua nga mesfushori afrikan që ndëshkoi ish-skuadrën e tij.

Trajneri Stefano Pioli, për Sky Sport Italia, është shprehur se Milani i tij ka merituar gjithçka dhe ka folur për tema të ndryshme.

E arritëm kualifikimin në Champions dhe e meritonim, sikurse meritonim edhe vendin e dytë për atë që kemi bërë gjatë gjithë sezoni. Fatkeqësisht lamë pikë kundër Cagliari, por gjithsesi objektivin e realizuam.

Jam me të vërtetë shumë i lumtur dhe duhet të falënderoj klubin që na lejoi të punojmë në një mjedis fantastik. Edhe një herë, lojtarët, drejtuesit, stafi dhe tifozët e dëshmuan se çfarë do të thotë të jesh te Milani”, u shpreh Pioli fillimisht.

“Më mirë jashtë se në shtëpi? Jemi të habitur se si ndodh kjo, por jemi përpjekur ta vlerësojmë situatën. Ndoshta na mungojnë lëvizjet individuale kur kundërshtarët mbyllen në mbrojtje, ndaj jemi më të fortë kur ka hapësira për të luajtur”, shtoi trajneri i kuqezinjve.

Pioli nuk bie dakord me shumë njerëz për diçka: “Kam dëgjuar njerëz që deklaronin në fillim të sezonit se ne paraqitemi mirë pa tifozët, pasi ata krijojnë presion. Nuk e besoj të jetë e vërtetë diçka e tillë.

Ne vetëm mund të imagjinojmë se çfarë do kishim ndjerë me entuziazmin e tifozëve do të vinte në rritje në San Siro. Ajo që kanë bërë tifozët në mëngjes tregon se sa shumë besojnë ata dhe pasionin e tyre na e kaluan edhe ne”.ë fund tekniku i Milanit deklaron: “E kam menduar se nëse nuk do të renditeshim në katër vendet e para, atëherë do të ishte një verë shumë e vështirë. Fuqia e vërtetë e kësaj skuadre është fakti që nuk tërhiqet në momentet e vështira. Jam shumë krenar për forcën mendore që ekipi ka treguar. Kemi qenë pa Zlatan 19 në 38 ndeshje dhe kjo ka bërë diferencën e madhe”. / abcnews.al

Read Previous

Pirlo tregon se a do të qëndrojë akoma si trajner i Juventusit

Read Next

Sërish mbyllet për publikun gjykimi ndaj Enver Sekiraqës