Janë shtuar pritjet në dalje të Kosovës, më së shumti te Dheu i Bardhë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, te Dheu i Bardhë pritjet janë mbi tri orë derisa kolona është 500 metra e gjatë. Për të hyrë gjendja është më e mirë, pasi raportohet për rreth 20 minuta pritje.
Në Jarinjë në dalje nga Kosova pritjet janë regjistruar deri në gjysmë ore, e në pikat e tjera nuk raportohet për fluks të madh.
Përditësimi i fundit nga Qendra për Menaxhim Kufitar është bërë pas orës 9:00. /Koha.net/
