Bie çmimi i naftës për 3 centë, MINTI publikon çmimet për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 8 gusht.

Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.63 euro për litër, tre centë më lirë se të premten, sa ishte 1.66.

Çmimi i benzinës sot është njëjtë, si të premten, 1.42 euro për litër, gjersa edhe çmimi i gazit vazhdon të mbetet i pandryshuar, 0.60 euro për litër.

Çmimet e derivateve hyjnë në fuqi në ora 10:00 dhe zgjasin 24 orë. /RTKlive

Read Previous

​Inteligjenca amerikane vlerëson se Putini mund të nisë një sulm që synon të testojë unitetin e NATO-s

Read Next

Si është gjendja aktuale në pikat kufitare të Kosovës?