Si është gjendja aktuale në pikat kufitare të Kosovës?

Janë shtuar pritjet në dalje të Kosovës, më së shumti te Dheu i Bardhë. 

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, te Dheu i Bardhë pritjet janë mbi tri orë derisa kolona është 500 metra e gjatë. Për të hyrë gjendja është më e mirë, pasi raportohet për rreth 20 minuta pritje. 

Në Jarinjë në dalje nga Kosova pritjet janë regjistruar deri në gjysmë ore, e në pikat e tjera nuk raportohet për fluks të madh. 

Përditësimi i fundit nga Qendra për Menaxhim Kufitar është bërë pas orës 9:00. /Koha.net/

 

Read Previous

Bie çmimi i naftës për 3 centë, MINTI publikon çmimet për sot

Read Next

23 vatra zjarri në 24 orët e fundit në Shqipëri