Von der Leyen i shkruan Sanchezit: Duhet bërë më shumë për t’i forcuar kufijtë e BE-së

Duhet bërë më shumë për të forcuar kufijtë e Bashkimit Evropian në pikat kritike, i ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez në një letër të parë nga agjencia Reuters.

Në letrën e datës 3 gusht, ajo ka përsëritur gjithashtu mbështetjen e BE-së për të ndihmuar Spanjën në përballimin e imigracionit të paligjshëm, duke theksuar njëkohësisht se nevojiteshin veprime të mëtejshme.

Letra pason dyndjen masive të emigrantëve javën e kaluar, të cilët kaluan me forcë kufirin maroken për të hyrë në enklavën spanjolle të Ceutës, në Afrikën e Veriut. Si pasojë, kanë humbur jetën të paktën 67 persona.

“Në bashkëpunim me Spanjën, veçanërisht për çdo gjë që lidhet me Ceutën dhe Melillën, ne mund të forcojmë sistemet e paralajmërimit të hershëm për menaxhimin e kufijve dhe të përmirësojmë mbështetjen tonë teknike e financiare për Marokun”, ka shkruar von der Leyen në letër./koha

Read Previous

Dokumenti 200-vjeçar që po rihap historinë e Coca-Cola-s

Read Next

Ylli i Man Unitedit entuziazmon tifozët: Mund ta fitojmë Premier Ligën