Bogujevci: Sunny Hill Festival e ka vendosur Prishtinën në hartën e muzikës ndërkombëtare

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka vlerësuar rolin e Sunny Hill Festival në promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke theksuar se festivali është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në rajon.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bogujevci tha se, brenda pak vitesh, Sunny Hill Festival e ka vendosur Prishtinën në hartën e muzikës ndërkombëtare.

Sipas saj, ajo që nisi nga dashuria e Dua Lipës për vendin e saj, sot është një skenë ku Kosova prezantohet përmes muzikës, kreativitetit dhe talentit.

“Ajo që nisi nga dashnia e Dua Lipës për vendin e saj, sot është një skenë ku Kosova shihet dhe përjetohet përmes muzikës, kreativitetit dhe talentit që ka për t’i ofruar botës”, shkroi Bogujevci.

Ajo theksoi se ndikimi i festivalit shkon përtej netëve të koncerteve, pasi Sunny Hill ka ndihmuar në ndërtimin e një imazhi të ri për Kosovën dhe ka dëshmuar se idetë e mira, të shoqëruara me punë dhe përkushtim, mund të arrijnë rezultate të mëdha.

Në fund të mesazhit të saj, Bogujevci shprehu mirënjohje për Dua Lipën dhe organizatorët e festivalit për kontributin e tyre në promovimin e Kosovës.

“Faleminderit, Dua Lipa. Faleminderit Sunny Hill Festival”, përfundoi ajo./KultPlus.com

Read Previous

Vendimi i Trump për anulimin e sulmeve ndaj Iranit, një sfidë e re për Netanyahun

Read Next

Alarm nga shkencëtarët: Fëmijët e sot kanë kondicionin më të dobët në gjashtë dekadat e fundit