Tre të lënduar në një aksident në magjistralen Prishtinë – Podujevë

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes dy veturave që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë.

Aksidenti ka ndodhur në ora 06:30 të mëngjesit.

Kështu bëri të ditur për klankosova.tv, Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 06:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Trudë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në levizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjeksore kanë kerkuar tre persona. Me rastin po merret njësitii trafikut rrugor”.

Read Previous

India kërkon që të hiqen postimet për “variantin indian” të Covid-19

Read Next

Defender Europe 21 ‘zbarkon’ në Tiranë