Prenga e thotë hapur se kë do ta mbështeste në luftën Joshua-Fury
Cristiano Ronaldo po zgjeron aktivitetin e tij edhe jashtë fushës së futbollit.
Legjenda e Real Madridit dhe Manchester Unitedit do të jetë pjesë e një seriali televiziv me tematikë futbolli, ku përveç rolit si producent ekzekutiv, pritet të shfaqet edhe në ekran.
Sipas “The Sun”, seriali mban titullin “Day 1s” dhe rrëfen historinë e një agjenti fiktiv futbolli, personazh që interpretohet nga aktori i njohur Damian Leëis, i famshëm për rolin në serialin Homeland.
Në projekt do të marrë pjesë edhe ish-legjenda e Arsenalit dhe Francës, Thierry Henry, i cili, ashtu si Ronaldo, pritet të ketë një paraqitje të shkurtër në serial.
Xhirimet kanë nisur tashmë në stadiumin e Barnet FC, në veriperëndim të Londrës. Projekti pritet të zgjojë interes të madh në mesin e platformave të transmetimit, të cilat sipas mediave britanike mund të garojnë për të siguruar të drejtat e transmetimit.
Koncepti i serialit është zhvilluar nga Darren Dein, një agjent i njohur futbolli që përfaqëson edhe Thierry Henryn.
“Day 1s” po prodhohet nga UR Marv Studios, kompania që Cristiano Ronaldo themeloi më herët këtë vit së bashku me regjisorin britanik Mattheë Vaughn, i njohur për filmat “Kingsman” dhe “Kick-Ass”.
Ky projekt konsiderohet si një hap i ri në karrierën e Ronaldos, i cili, ndërsa po i afrohet fundit të karrierës së tij si futbollist, po ndërton gjithnjë e më shumë praninë e tij në industrinë e argëtimit. /RTKLive