Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në rajonin e Gjakovës, është raportuar një rast i posedimit të paautorizuar të armës. Gjatë kontrollit të shtëpisë së një të dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, dy karikatorë dhe 24 fishekë.
Raporti i plotë 24-orësh i Policisë për rajonin e Gjakovës:
Drejtoria Rajonale Gjakovë
INCIDENTET KRIMINALE
MBAJTJE, PRONËSI, KONTROLL APO POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS
Gjakovë 22.07.2026-11:12. Është bërë kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar, ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, dy karikatorë dhe 24 fishekë. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
RASTET E TJERA – NGJARJET:
Asgjë me rëndësi për të raportuar. /tvsyrivision/