Guillermo Ochoa, i vlerësuar prej portierëve më të mirë të Meksikës në histori, ka njoftuar për përshëndetje nga futbolli profesional. 41-vjeçari i ka dhënë fund karrierës 22-vjeçare në futboll.
Ai më herët kishte njoftuar për përfundim të karrierës ndërkombëtare, por kishte lënë të hapur mundësinë që të vazhdonte në nivel klubesh.
Por Ochoa vendosi t’i jap fund gjithë karrierës.
“Kam dhënë çdo gjë. Kam lënë çdo gjë në fushë për klubet ku kam luajtur dhe ekipin nacional. Dhe sot var dorezat e mia”, ka shkruar Ochoa.
Ochoa ishte pjesë e Meksikës në gjashtë Kupa të Botës. Vetëm Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi e kanë arritur këtë. Në tre prej Botërorëve, Ochoa ishte portier i parë, në Brazili 2014, Rusia 2018 dhe Katari 2022.
Pasi nisi te Club America, kaloi në Evropë ku ishte pjesë e skuadrave si Ajaccio, Malaga, Granada, Standard Liege, Salernitana dhe disa skuadrave të tjera./koha