Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të mërkurën, më 22 korrik, vendi do të përfshihet nga mot i paqëndrueshëm, me reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimit, reshjet në disa zona do të jenë në formë rrebeshesh dhe do të shoqërohen me shkarkime rrufesh, transmeton KosovaPress.

IHMK bën të ditur se depërtimi i një mase ajrore më të freskët nga veriperëndimi do të sjellë ulje të temperaturave. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 23 deri në 26 gradë.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar, me shpejtësi prej 3 deri në 9 metra në sekondë.

Instituti u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë pasdites, pasi në disa zona priten rrebeshe dhe aktivitete elektrike në atmosferë.

Read Previous

Samiti i Paqes në Tiranë nderoi edhe Gjakovën

Read Next

​16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës