Gjenevë: Propozohet ndalimi i automjeteve të zhurmshme gjatë natës

Një deputet në kantonin e Gjenevës ka propozuar ndalimin e qarkullimit të automjeteve me zhurmë të lartë gjatë natës në disa prej rrugëve më të frekuentuara të qytetit, përcjell albinfo.

Deputeti Matthieu Jotterand ka dorëzuar një mocion në Parlamentin kantonal, duke kërkuar që makinat dhe motoçikletat që shkaktojnë zhurmë të tepërt të mos lejohen të qarkullojnë në orët e natës, transmeton albinfo.ch.

Sipas tij, rrugë si Route des Acacias dhe Boulevard du Pont-d’Arve regjistrojnë nivele zhurme që tejkalojnë mesatarisht 70 decibelë gjatë natës, një nivel i krahasueshëm me zhurmën e një fshese elektrike që punon me fuqi të plotë.

Qëllimi i propozimit është të reduktohet ndotja akustike gjatë natës dhe të përmirësohet cilësia e jetës për banorët e zonave të prekura./express

Read Previous

Presidenti i Argjentinës refuzon të shkojë në finalen e Kupës së Botës për një arsye të pabesueshme

Read Next

Çmime të çmendura biletash: Spanja dhe Argjentina luajnë finalen më të shtrenjtë në historinë e sportit