Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 214 pacientë po trajtohen nëpër spitalet COVID dhe në Spitalet e Përgjithshme.
Prej tyre, 122 janë të konfirmuar me COVID-19.
Sipas njoftimit, gjashtë pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore kurse 146 janë nën asistim të oksigjenoterapisë.
“Në QKUK janë të shtrirë 120 pacientë: 6 pacientë janë në gjendje të rënduar, 69 janë të konfirmuar me Sars Cov-2, 86 janë me oksigjeno-terapi.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 94 pacientë: 53 të konfirmuar pozitivë, 60 me oksigjeno-terapi”, thuhet ndër të tjera në njoftim./GazetaSinjali