Në qendrën e vaksinimit “1 tetori” në Prishtinë është duke vazhduar vaksinimi i grupmoshës mbi 65-vjeçare.
Koordinatori i kësaj qendre të vaksinimit, Niman Bardhi, ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së sotme janë vaksinuar 150 qytetarë, kurse numri total i vaksinimeve në nivel vendi ka shkuar mbi 56 mijë.
“Po vazhdon vaksnimi, sot janë vaksinuar mbi 150 qytetarë mbi moshën 65 vjeç, ndërsa janë edhe tjerë që janë duke pritur. Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të vaksinuarve është mbi 65 mijë”, deklaroi ai para mediave.
Ndryshe, numri total i rasteve pozitive është 107.178 raste nga 585.613 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes.
IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.099 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.840./GazetaSinjali