Yamal i dërgon mesazh Francës: Ata duhet të kenë frikë

Kombëtarja e Spanjës ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Belgjikën me rezultat 2-1, falë golit vendimtar të Mikel Merinos në minutat e fundit.

“La Roja” tani do të përballet me Francën në një duel të shumëpritur, që zhvillohet të martën në Dallas.

Pas ndeshjes, ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, u shpreh i bindur se Spanja është skuadra më e fortë në turne dhe deklaroi se janë francezët ata që duhet të kenë frikë.

“Jemi shumë të lumtur që jemi në gjysmëfinale. Shumë të kënaqur me kualifikimin. Kemi qenë shumë superiorë”, tha Yamal.

Ai theksoi se objektivi i vetëm i Spanjës është fitimi i trofeut.

“Të gjitha skuadrat e tjera janë pas nesh. Kemi ardhur këtu për të fituar dhe kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi”, deklaroi ai.

Duke folur për përballjen ndaj Francës së Kylian Mbappes, Yamal u shpreh se Spanja nuk ka arsye të frikësohet.

“Ata duhet të kenë frikë nga ne i kemi mposhtur dy herë. Ne nuk kemi frikë prej tyre. Mendoj se jemi dy skuadrat më të mira”, u shpreh talenti spanjoll.

Spanja dhe Franca do të përballen të martën në Dallas për një vend në finalen e Kupës së Botës 2026. /KosovaPress/

Read Previous

​”Pa të vërtetën nuk mund të ketë drejtësi e as paqe”, Kosova kujton viktimat e Srebrenicës

Read Next

​Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme në Veri, digjet një veturë