Kylian Mbappe vazhdon të thyejë rekorde dhe të shkruajë histori në futbollin botëror.
Sipas kompanisë së statistikave Opta, sulmuesi francez është lojtari i vetëm në 60 vitet e fundit që është përfshirë në të paktën 10 gola në dy edicione të ndryshme të Kupës së Botës.
Në Botërorin 2022, Mbappe regjistroi 10 pjesëmarrje direkte në gola, me 8 gola dhe 2 asistime, ndërsa në Kupën e Botës 2026 ai ka arritur në 11 pjesëmarrje direkte, me 8 gola dhe 3 asistime.
Ylli i Real Madridit ka vendosur gjithashtu një rekord tjetër në historinë e Botërorit, pasi ka shënuar tetë gola që i kanë dhënë epërsinë skuadrës së tij, më shumë se çdo futbollist tjetër në këtë kompeticion.
Mbappe është gjithashtu shumë pranë një tjetër rekordi historik. Me 11 asistime për gola në Kupat e Botës, ai i është afruar legjendës gjermane Gerd Müller, i cili në vitin 1970 realizoi 10 gola dhe dha 3 asistime, duke qenë direkt përgjegjës për 13 gola.
Por rekordet e francezit nuk ndalen vetëm te Botërori. Mbappe është bërë lojtari i parë në histori që është përfshirë drejtpërdrejt në 100 gola me kombëtaren e Francës, me një bilanc prej 64 golash dhe 36 asistimesh.
Në moshën 27-vjeçare, sulmuesi francez vazhdon të zgjerojë legjendën e tij dhe po vendoset gjithnjë e më shumë në mesin e emrave më të mëdhenj të historisë së futbollit. /Telegrafi/