Rusia ka reaguar ashpër ndaj vendimeve të miratuara në samitin e fundit të NATO-s, duke i cilësuar ato si hapa që, sipas saj, rrisin tensionet dhe mund të kenë pasoja serioze për sigurinë ndërkombëtare.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, deklaroi se Aleanca po intensifikon militarizimin e Evropës, ndërsa akuzoi NATO-n se po zgjeron mbështetjen ushtarake për Ukrainën dhe po përgatitet për një përballje me Rusinë.
Në samit, vendet anëtare të NATO-s u zotuan të ofrojnë 70 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën gjatë vitit 2026, rikonfirmuan angazhimin për mbrojtjen kolektive në kuadër të Nenit 5 dhe njoftuan marrëveshje të reja për furnizime me armatime me vlerë mbi 50 miliardë dollarë.
Zakharova tha gjithashtu se brenda aleancës vazhdojnë të ekzistojnë dallime në qëndrime mes Shtetet e Bashkuara dhe disa aleatëve të saj lidhur me çështjet e sigurisë.
Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i hodhi poshtë këto pretendime, duke theksuar se debatet mes vendeve anëtare janë pjesë e procesit demokratik të vendimmarrjes dhe dëshmi e funksionimit të aleancës, e jo shenjë përçarjeje.