Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës ka raportuar një rast të posedimit dhe përdorimit të paautorizuar të armës në Malishevë, ku u shoqëruan katër persona, si dhe arrestimin e një personi të kërkuar në Gjakovë. Në raport përfshihet edhe një rast i nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit, i trajtuar pas intervistimit të të dyshuarit.
Drejtoria Rajonale Gjakovë
INCIDENTET KRIMINALE
POSEDIM & PËRDORIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS
Fsh. Carallukë, Malishevë 07.07.2026-13:35. Janë arrestuar katër të dyshuar-tre prej tyre të mitur, pasi gjatë kontrollit policor në një veturë, (të cilën dyshohet se të miturit e kishin marrë pa lejen e pronarit të veturës, tani si i dyshuar), kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, të cilën dyshohet se e kishin përdorur të dyshuarit e mitur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 4-gëzhoja cal-9mm, si dëshmi materiale. Të gjithë të dyshuarit, pas intervistimit në prezencë të punëtorëve të QPS-së, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.
NXITJE E PËRÇARJES DHE MOS DURIMIT
Gjakovë 16.04.2026-16:00. Me datë 07.07.2026 është shoqëruar për intervistim i dyshuari, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës mashkull kosovar, pasi gjatë një debati i dyshuari e ka kanosur viktimën në baza fetare. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
RASTET TJERA – NGJARJET:
REALIZIM I URDHËRESËS
Rr. Dëshmorët e Lirisë, Gjakovë 07.07.2026-12:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.