Parashikimi i motit për sot

Moti sot do të mbajë pjesërisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14°C, ndërsa ato maksimale e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 26 deri në 29°C, përcjell KosovaPress.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–7 m/s.

Ndërkohë, edhe të enjte parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të jenë 10 deri në 13°C, ndërsa maksimalet 24 deri në 27°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi me shpejtësi 1–6 m/s.

Ndërsa, të premten do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 12°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë 25 deri në 29°C./kp

Read Previous

Samsung humb mbi 100 miliardë dollarë në vlerë tregu

Read Next

KQZ-ja pritet të certifikojë sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit