Ancelotti konfirmon: Neymar dhe Vinicius do të luajnë së bashku

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se Neymar është gati për sfidën e madhe ndaj Norvegjisë në 1/8 e finales së Kupës së Botës.

Tekniku italian u shpreh i bindur se ylli brazilian është në gjendje të luajë të gjithë ndeshjen, duke lënë të kuptohet se ai do të formojë repartin ofensiv së bashku me Vinícius Júnior.

“Neymar mund të luajë 90 minuta… dhe ai mund të luajë me Vinícius Jr. Mendoj se ata do të luajnë së bashku”, deklaroi Ancelotti.

Kthimi i Neymarit në formacionin titullar konsiderohet një lajm shumë i rëndësishëm për “Seleçaon”, e cila sonte përballet me Norvegjinë në fazën e 1/8 së finales.

Brazili synon kualifikimin në çerekfinale, ndërsa kombinimi mes Neymarit dhe Viníciusit pritet të jetë arma kryesore në sulm kundër skuadrës së udhëhequr nga Erling Haaland./express

Read Previous

Serwer porosi para aktgjykimit të Hagës: Kosova meriton vlerësim si i trajtoi akuzat, vendimi i padrejtë do të rëndojë mbi Gjykatën

Read Next

Supertajfuni Bavi godet Paqësorin, erëra deri në 315 km/orë, evakuime masive