Reuters: Shtëpia e lindjes së Hitlerit bëhet stacion policie në Austri
Një nga imazhet më kurioze të ndeshjes Australi–Egjipt erdhi para gjuajtjes së penalltive. Ndërsa trajnerët përgatitnin lëvizjet surprizë, duke futur Mathew Ryan në minutën e 119-të posaçërisht për penalltitë, disa lojtarë të Egjiptit u kapën duke parë në një laptop pamje të një ndeshjeje të Real Madridit.
Nuk ishte shpërqendrim, por analizë. Egjipti po studionte portierin australian, i cili kishte luajtur më parë në La Liga me Levanten dhe kishte përballur edhe Real Madridin. Stafi egjiptian analizoi mënyrën si pozicionohej në vijë, drejtimin ku hidhej dhe lëvizjet e tij para gjuajtjes.
Australia mendoi se zëvendësimi ishte i zgjuar, por plani i saj dështoi. Egjipti shënoi katër penallti dhe Australia humbi dy, duke humbur 4-2, pas 1-1 në kohën shtesë.
Momenti simbolik ishte “luga” e Mohamed Salah, i cili e kaloi topin me qetësi mbi portierin e futur në lojë vetëm për penalltitë. Pas ndeshjes, Egjipti festoi kualifikimin historik në 1/8 e finales së Botërorit, ku e pret Argjentina e Lionel Messit. /Telesport.al/
🚨 Egypt watching Kylian Mbappé’s penalty vs Mat Ryan before the shootout vs. Australia. pic.twitter.com/lZ5PxY6a80— Madrid Xtra (@MadridXtra) July 3, 2026
