Fabrika e qumështores “Vita” në Istog është mbyllur dje. Drejtori gjeneral i Qumështores, Artan Spahija, la të kuptohet se fajtor për këtë gjë është ministri i Bujqësisë, Armend Muja.
Mbyllja e përkohshme e qumështorës Vita, përveç punëtorëve, dëm do t’i shkaktojë edhe mijëra fermerëve që dorëzojnë qumështin në këtë qumështore dhe si rrjedhojë do të ketë pasoja ekonomike e sociale, si dhe do të rrezikohet mungesa prodhimeve vendore.
👇 Më poshtë gjeni kronikën e detajuar: