Zelensky: I kërkova SHBA-së licensën për të prodhuar raketa “Patriot”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar licencën Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të prodhuar raketa mbrojtëse ajrore Patriot, pas sulmit masiv rus ndaj Kievit që vrau të paktën 13 persona.

“Furnizimet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës janë një përparësi absolute dhe kritike”, theksoi Zelensky.

”Ne gjithashtu mbështetemi shumë në një vendim të SHBA-së në lidhje me licencimin e Patriot dhe format e tjera të bashkëpunimit”, tha Zelensky në një postim në Facebook. /ATSH-ANSA/

Read Previous

Luis de la Fuente: Spanja është skuadra më e mirë në botë

Read Next

​Ish-delegatët e 2 Korrikut kërkojnë unitet politik dhe formimin sa më të shpejtë të institucioneve