Arabia Saudite po përgatit një ofertë tronditëse për Antonio Conten, ja shifra
Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka refuzuar të japë një përgjigje të prerë lidhur me mundësinë që një ditë të marrë drejtimin e Kombëtares së Gjermanisë, pas eliminimit zhgënjyes të ekipit nga Kupa e Botës 2026.
Aktualisht, Julian Nagelsmann vazhdon të jetë përzgjedhës i Gjermanisë, megjithatë rezultatet në Botëror kanë shtuar spekulimet për të ardhmen e tij. I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të merrte drejtimin e kombëtares, Klopp nuk e mohoi mundësinë, por theksoi se nuk është momenti i duhur për të diskutuar këtë çështje.
“Ky nuk është momenti për të folur për këtë”, u shpreh Klopp, duke shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë, por pa e përjashtuar mundësinë që në të ardhmen të rikthehet në stol.
Klopp aktualisht mban postin e drejtuesit global të futbollit te Red Bull, pasi u largua nga Liverpooli në fund të sezonit 2023/24. Megjithatë, deklarata e tij ka nxitur edhe më shumë diskutimet në Gjermani, ku shumë e konsiderojnë atë kandidatin ideal për ta rikthyer përfaqësuesen në majat e futbollit ndërkombëtar. /KosovaPress/