Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes në lumin Erenik, intervenon FSK-ja

Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur në lumin Erenik, në fshatin Rripaj të Gjakovës. Rasti ishte raportuar nga një dëshmitar pasditen e së shtunës.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme deri në ardhjen e njësisë së deminimit të FSK-së.

Mjeti është tërhequr pa ndonjë incident.

“Nga një dëshmitar është raportuar se në lumin Erenik gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes. Njësia policore e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësia për deminim e FSK-së dhe e ka tërhequr mjetin pa ndonjë incident”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./koha.net

Read Previous

IDF thotë se vrau operativë të Hezbollahut që mbanin RPG dhe goditi një raketëhedhës në Libanin jugor