Haxhiu: Takimet me partitë politike pas certifikimit të rezultateve

Ushtruese e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ende nuk ka informacione nëse Kosova do të marrë pjesë në samitin e NATO-s që pritet të mbahet në Turqi.

Haxhiu është pyetur edhe rreth postit të presidentes, ku ka thënë se nuk do të jetë kandidate për presidente.

Ajo i ka thënë KosovaPress-it se ende nuk kanë vendos nëse do të marrin pjesë në samitin e NATO-s që pritet të mbahet në Turqi.

“Ende jemi duke marrë informacione për këtë. Ju lutemi që t’u drejtoheni me shkrim institucioneve kompetente dhe do t’iu përgjigjemi,” ka deklaruar Haxhiu.

Haxhiu foli edhe për rezultat zgjedhore, ku shprehet se fillimisht duhet të pritet certifikimi i rezultateve zgjedhore, pas së cilës do të zhvillohen takime me partitë politike për të arritur konsensus.

Haxhiu u shpreh për KosovaPress, se synimi është që të gjendet një marrëveshje politike në mënyrë që Kuvendi i Republikës së Kosovës të votojë presidentin me mandat pesëvjeçar dhe të vazhdojnë proceset institucionale dhe përgjegjësitë shtetërore.

“Po presim fillimisht që të ndodhë certifikimi i rezultateve. Pas certifikimit, patjetër që do të ketë takime me partitë politike dhe uroj që të gjejmë një konsensus në mënyrë që Kuvendi i Republikës së Kosovës ta votojë presidentin me mandat pesëvjeçar dhe të vazhdojmë punët dhe përgjegjësitë që kemi. Le ta konstituojmë Kuvendin, le ta zgjedhim Qeverinë dhe menjëherë kryetari apo kryetarja e re e Kuvendit do ta ketë të drejtën kushtetuese që ta mandatojë kandidatin për kryeministër të vendit,” ka shtuar ajo. /KosovaPress/

Read Previous

Shefi i EULEX-it: Kriza politike po rrezikon institucionet, të formohen sa më shpejt

Read Next

BE: Drejtësia për viktimat dhe përgjegjësia për autorët e krimeve s’janë çështje opsionale