Parashikimi i motit për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin mes 13 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 27 dhe 31 gradë Celsius, transmeton KosovaPress.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi 1 deri 9 metër për sekondë./kp

Read Previous

Haaland: Nuk kemi shanse për titullin, Franca na mposht dhe e fiton tërë turneun

Read Next

​Kampionati i Kosovës në Çiklizëm sjell kufizime të trafikut në disa rrugë