MPJ e Gjermanisë për zhvillimet në Shqipëri: Protestë kundër një projekti turistik, është çështje e brendshme e Shqipërisë

Qeveria gjermane ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen në Shqipëri, ku mijëra qytetarë po kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

I pyetur nga Deutsche Welle nëse Berlini është në kontakt me protestuesit, nëse është në dijeni për kërkesat e tyre dhe çfarë pret nga qeveria shqiptare, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Martin Giese, tha se autoritetet gjermane kanë marrë dijeni për zhvillimet.

Ai theksoi se qytetarët në Shqipëri kanë të drejtë të protestojnë, por protestat i cilësoi si çështje të brendshme politike të vendit.

“Kam marrë parasysh njoftimet për këtë. Bëhet fjalë për një projekt kundër të cilit ka protesta. Sigurisht, njerëzit në Shqipëri kanë të drejtë të protestojnë. Por kjo është një çështje e brendshme politike në Shqipëri”, deklaroi Giese.

Zyrtari gjerman shtoi se, për këtë çështje, Berlini nuk mund të japë më shumë informacione/express

Read Previous

Bombarduesit rusë patrullojnë mbi Detin e Barentsit dhe Detin e Norvegjisë

Read Next

Mbappe barazohet me Klosen në listën historike të golashënuesve të Kupës së Botës, vetëm Messi është para tij