Mbledhja e Qeverisë në detyrë, këto janë të gjitha vendimet që u morën

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime që lidhen me emërime në pozita të larta drejtuese dhe funksionimin e komisioneve shtetërore.

Sipas njoftimit, është miratuar emërimi i Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

Po ashtu, Qeveria ka emëruar Komisionin e Pranimit për pozitën e Komisionerit për Gjuhët, si dhe Komisionin e Pranimit për pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.

Në mbledhje është miratuar edhe ndryshimi dhe plotësimi i vendimit për themelimin e Komisionit për Vlerësimin e Sistemeve të Informacionit dhe Komunikimit me Rëndësi Strategjike.

Ndërkohë, Qeveria ka vendosur të vazhdojë mandatin e Komisionit për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut. Sipas vendimit, mandati i këtij komisioni është zgjatur për periudhën nga 22 qershor 2026 deri më 22 shtator 2026. /KosovaPress/

Read Previous

Mbahet konferenca me moton ‘Gratë në Biznes në Kosovë’

Read Next

Haiti – Kombëtarja e parë që eliminohet nga Kupa e Botës 2026