Gana fiton me gol të minutave shtesë

Gana shënoi fitore me gol të minutave shtesë ndaj Panamasë në ndeshjen e Kupës së Botës. Caleb Yirenkyi e realizoi golin e fitores në minutën e 95-të për t’ia siguruar Ganës fitoren e rëndësishme 1:0.

Ndeshja e Grupit L, ku janë edhe Anglia dhe Kroacia, u zhvillua mes të mërkurës e të enjtes në Toronto.

Panamaja kishte kontrollin e lojës për pjesën më të madhe të ndeshjes dhe meritonte të paktën një pikë, por u largua me humbje nga stadiumi BMO Field.

Gana pati gjuajtjen e parë në portë në minutën e 45-të të ndeshjes. Megjithatë, ata u përmirësuan shumë në pjesën e dytë.

Panamaja iu afrua golit me anë të Cristian Martinezit dhe Ismael Diazit në fund të ndeshjes, por pa konkretizuar rastet.

Gana do të përballet me Anglinë më 23 qershor, ndërsa Panamaja do të luajë kundër Kroacisë më vonë po atë ditë./koha.net

Read Previous

Trump nënshkruan planin e paqes me Iranin, duke pretenduar se marrëveshja parandalon “depresionin botëror”

Read Next

Avokati i ish-presidentit Thaçi thotë se çdo ankesë e të akuzuarve është refuzuar nga Apeli