Renard, selektor i ri i Tunizisë

Francezi Herve Renard do ta drejtojë Tunizinë në pjesën e mbetur të Kupës së Botës në futboll.

Federata e Futbollit e Tunizisë të martën zyrtarizoi Renardin, pasi e shkarkoi Sabri Lamouchin një ditë më parë. Ndarja me Lamouchin erdhi pas disfatës 5:1 nga Suedia.

Renard është zgjedhur për pjesën e mbetur të Botërorit dhe ka filluar punën menjëherë.

Renard ka karrierë impresive në futbollin ndërkombëtar. Ai ka fituar Kupën e Afrikës me Zambinë në vitin 2012 dhe me Bregun e Fildishtë në vitin 2015. Ka drejtuar Marokun dhe Arabinë Saudite në Botërorët e kaluar.

Ai u bë i famshëm kur Arabia Saudite e mposhti Argjentinën në “Katari 2022”./koha.net

Read Previous

SHBA-ja paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

Read Next

Udhëheqësit e G7 do të takohen me Zelenskyn, Trump sinjalizon një optimizëm për paqe në Ukrainë