Malaj: Shqipëria, lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike
Pas një kërkese nga Federata e Futbollit të Kosovës për të përmirësuar kushtet për lojtarët e rinj, KFOR-i ka njoftuar se është duke i zhvendosur kontejnerët nga Zona Industriale e Prishtinës në fushat lokale të futbollit në zonën e Bërnicës.
Siç bën të ditur KFOR-i, këta kontejnerë do t’u ofrojnë lojtarëve të rinj të futbollit ambiente më të mira për t’u stërvitur, ndërruar dhe përgatitur për ndeshjet e tyre.
“Ky projekt thekson mbështetjen e vazhdueshme të KFOR-it për zhvillimin e të rinjve përmes sportit”, theksohet më tej në njoftim./express